Lidhje

OKB kërkon sqarim për pëgjimet në selinë e saj


Një zëdhënës i OKB-së tha se ky institucion botëror ka në plan t’i kërkojë Shtetet e Bashkuara një raport në lidhje me përgjimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në selinë e saj në Nju Jork.

Në bazë të informacioneve nga dokumentet e marra nga ish kontraktori i arratisur i shërbimit amerikan të zbulimit, Edward Snowden, një revistë gjermane njoftoi të djelën se Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kanë arritur të ndërhyjnë në sistemet e komunikimit të OKB-së.

Gjatë një konference shtypi, dje zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se OKB do t’u kërkojë zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara një raport në lidhje mbi këtë çështje, siç ka bërë në të kaluarën, kur ka patur akuza të këtij lloji.

Zëdhënësi tha se ligji ndërkombëtar i mbron funksionet e OKB-së, misionet diplomatike dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai tha se anëtarët e OKB-së duhet të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbrojtur pacenueshmërinë e misioneve diplomatike.
XS
SM
MD
LG