Lidhje

Ban Ki-moon në kalimin e pishtarit olimpik


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon mori pjesë në kalimin e pishtarit olimpik sot, një ditë para se Lojërat Olimpike Dimërore të hapen zyrtarisht në qytetin turistik rus të Soçit.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach ia kaloi pishtarin zotit Ban pranë lumit Soçi, duke thënë se ai ishte i lumtur të dërgonte një "mesazh olimpik paqeje dhe mirëkuptimi".
Tifozët i përcollën me brohoritje, ndërsa dy drejtuesit mbajtën flakën olimpike drejt Stadiumit Olimpik Fisht, ku ceremonia e hapjes që do të zhvillohet nesër është premtuar të jetë spektakolare.
Më parë gjatë ditës së sotme në Soçi, zoti Ban dënoi diskriminimin kundër homoseksualëve dhe i bëri thirrje palëve në luftë në mbarë botën të respektojnë një "armëpushim olimpik."
Zoti Ban iu referua një ligji të ri rus që ndalon përhapjen e të ashtuquajturës propagandë të homoseksualëve mes të miturve – një ligj që kritikët thonë se mund të interpretohet gjerësisht për të shtypur mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve.
Ndërkohë në Soçi kanë filluar disa gara kualifikuese para hapjes së ceremonive zyrtare të premten. Raundet kualifikuese në snowboarding, stili i lirë i skive për femra dhe ekipet e patinazhit artistik janë planifikuar filluan sonte.
Organizatorët janë në gadishmëri për të parandaluar sume të mundshme terroriste. Zyrtarë amerikanë po paralajmërojnë linjat ajrore që fluturojnë në Rusi të kenë kujdes me tubetat e pastave të dhëmbëve që mund të mbushen me material për prodhimin e bombave.
XS
SM
MD
LG