Lidhje

OKB heq një pjesë të sanksioneve kundër Libisë


OKB heq një pjesë të sanksioneve kundër Libisë
OKB heq një pjesë të sanksioneve kundër Libisë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka hequr një pjesë të sanksioneve që janë vendosur kundër Libisë, disa orë pasi Asambleja e Përgjithshme i dha Këshillit Kombëtar Kalimtar vendin e në OKB.

Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri të premten për të hequr sanksionet financiare ndaj disa bankave dhe kompanive libiane dhe krijoi lehtësi të tjera për të ndihmuar qeverinë e përkohshme të stabilizojë dhe rindërtojë vendin.

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu miratoi krijimin e një misioni të OKB-së në Libi.

Ish- zëvendës ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbashi e quajti këtë një ditë historike për vendin:

“Populli libian sot ka të drejtë të festojë fitoren kundër tiranit Muamar Gadafi dhe përkrahësve të tij në tokën e shenjtë të Libisë. Populli libian mund të festoj sot sepse ne kemi marrë vendin e Libisë në Kombet e Bashkuara. Ne mund të festojmë sepse emri i vërtetë i Libisë është rivendosur. Një emër që ka qenë shtrembëruar nga Gadafi për më shumë se katër dekada”.

Ambasadori i Afrikës së Jugut në OKB, Baso Sangqu, thotë se ky është vetëm hapi i parë drejt një fillim i ri për Libinë:

“Situata në Libi është përmirësuar, por libianët ende i pret një rrugë e gjatë për arritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Sfidë e menjëhershme është përfundimi paqësor i konfliktit. Një armëpushim i plotë dhe i verifikueshëm, duke përfshirë përfundimin e fushatës ushtarake të NATO-s, është parakusht për stabilitet. Kjo do t’u mundësojë njerëzve të Libisë të përqëndrohen në përpjekjet e tyre për rindërtimin e vendit të tyre”.

Ndërkohë, dje në Libi, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me kreun Këshillit Kombëtar Kalimtar Mustafa Abdel Jalil.

Kryeministri turk i premtoi një grumbulli njerëzish që këndonin në Bengazi se Turqia do të drejtojë përpjekjet në mbështetje të Këshillit Kombëtar Kalimtar, ndërkohë që revolucioni i Libisë po hyn një fazë tjetër, dhe i njoftoi libianët për veprimin e OKB-së:

“Ne kemi bërë përpjekje ndërkombëtare për të hequr embargon e vendosur ndaj aseteve të Libisë”.

Ndërkohë, luftëtarët besnikë të ish udhëheqësit libian Moamer Gadafi kanë neutralizuan përpjekjet e luftëtarëve të Këshillit Kombëtar Kalimtar për të marrë nën kontroll bastionet kryesore të Gadafit në Sirte dhe Bani Walid.

Vendndodhja e z. Gadafit nuk dihet. Disa nga bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e familjes kanë ikur në vendet fqinje javët e fundit. Nigeria tha të premten se do të vazhdojë të mbajë djalin e Muamar Gadafit, Saadi, në paraburgim dhe nuk do ta kthejë atë në Libi.

XS
SM
MD
LG