Lidhje

Siri, hapet zjarr ndaj inspektorëve të OKB-së


Ekipi u kthye në bazë, por OKB-ja tha se hetimet për përdorimin e armëve kimike do të vazhdojnë sapo të zëvëndësohet një makinë e dëmtuar

Kombet e Bashkuara thonë se snajperët hapën zjarr ndaj makinave të inspektorëve të armëve të OKB-së, ndërsa ata po udhëtonin drejt vendit të dyshuar për sulmin me armë kimike të mërkruën e kaluar. Ekipi u kthye në bazën e vet, por OKB-ja tha se hetimet për përdorimin e armëve kimike do të vazhdojnë sapo të zëvëndësohet një makinë e dëmtuar nga snajperët.

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë u nis nga hoteli sot në mëngjes drejt lagjeve të Damaskut të kontrolluara nga kryengritësit, ku aktivistët thonë se raketa të mbushura me gaz helmues shkaktuan vdekjen e qindra njerzve javën e kaluar.

Sekretari i Përgjithsëm i Kombeve të Bashkuara, tha po sot më herët se suksesi i misionit të inspektorëve mund të shkurajojë përdorimin në të ardhmen të armëve kimike në Siri dhe gjetkë.

“Ne të gjithë kemi parë imazhet e tmerrshme në ekranët e televizorëve dhe në mediat shoqërore. Nuk ka dyshim se ky ishte një incident i tmerrshëm. Ne i detyrohemi familjeve të viktimave që të veprojmë. Gjithë bota duhet të jetë e shqetësuar rreth përdorimit të armëve kimike dhe prandaj bota po ndjek zhvillimet në Siri”.

Shtetet e Bashkuara do të veprojnënë Siri vetëm së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe mbi baza ligjore në përgjigje të njoftimeve për përdorimin e armvëe kimike, tha sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Duke komentuar gjatë një udhëtimi në Indonezi, Sekreetari Hagel nuk pranoi të diskutonte opcionet ushtarake amerikane, që po shqyrtohen nga Shtëpia e Bardhë apo nëse mendon që një përgjigje ushtarake do të jetë e mundur.

“Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë të gjitha opcionet lidhur me gjendjen në siri. Ne po punojmë me aleatët tanë dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Hagel në një konferencë shtypi në Xhakarta.

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem dhe Shefja e Kombeve të Bashkuara për çarmatimin, Angela Kane arritën marrëveshjen mbi inspektimet gjatë bisedimeve që patën dje në Damask.

Vende perëndimore e kanë kritikuar Sirinë për mos lejimin e inspektorëve për 5 ditë në vendin ku u njoftua se u përdorën armët kimike.

“Ne duhet të jemi realistë rreth rezultatit të punës së ekipit të OKB-së. Natyrisht që ata do të punojnë rëndë, por fakti është se një pjesë e mirë e provave mund të jetë shkatëruar tashmë”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.

“Përdorimi i armëve kimike do të ishte një krim kundër njerëzimit. Nëse provohet të jetë i vërtetë, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë dhe Gjermania do të jetë mes atyre vendeve që do të bënin thirrje për pasoja. Ne jemi në kontakte të ngushta me Kombet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, u shpreh Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Qeveria siriane mohon akuzat për përdorimin e armëve kimike, madje ka akuzuar kryengritësit për përdorimin e këtyre armëve.
XS
SM
MD
LG