Anëtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara u larguan nga kryeqyteti sirian, pas skadimit të mandatit të tyre për të vëzhguar një armëpushim që nuk arriti të zbatohej asnjëherë.
Vëzhguesit të cilët u larguan për në Liban sot janë disa nga të fundit nga grupi që përfshinte 300 vëzhgues. Pjesa tjetër e ekipit pritet të largohet nga Siria deri në fund të javës.
Mandati i misionit përfundoi të djelën, sai Këshilli i Sigurimit ra dakort të lerë pas vetëm një zyrë të vogël në Siri në mbështetje të përpjekjeve të paqes në të ardhmen.
Vëzhguesit u dërguan në Siri si pjesë e planit të ish të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan për të ndalur dhunën e vazhdueshme në vend. Por gjakderdhja vazhdon, duke bërë që misioni të pezulluar punën e tij në qershor.