Lidhje

Operacion për lirimin e një amerikaneje dhe një danezi në Somali


Operacion për lirimin e një amerikaneje dhe një danezi në Somali
Operacion për lirimin e një amerikaneje dhe një danezi në Somali

Forcat speciale të ushtrisë amerikane organizuan një operacion për lirimin e një gruaje amerikane dhe një burri danez që punonin me një organizatë humanitare në Somali.

Ata ishin rrëmbyer nga persona të armatosur disa muaj më parë në Somalinë qendrore. Në një deklaratë sot, presidenti Obama i përshëndeti forcat amerikane që morën pjesë në operacionin për lirimin e Jessica Buchannan-it dhe Paul Hagen Thisted. Ata kanë punuar me një organizatë daneze për pastrimin e minave dhe mjeteve eksplozive që është angazhuar në zonat me konflikt në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Zonja Buchanan dhe zoti Thisted u rrëmbyen në tetor të vitit të kaluar në qytetin Galkayo të Somalisë qendrore. Pas lirimit të pengjeve, komentoi edhe nënpresidenti amerikan Joseph Biden, i cili i vlerësoi trupat që u përfshinë në operacion.

XS
SM
MD
LG