Lidhje

Opsionet amerikane në Siri


Zyrtarët e administratës Obama thanë se sulmet ajrore ruse kundër të ashtuquajturave objektiva “pa dallim” në Siri nuk kanë nxitur një rivlerësim të gjerë të strategjisë amerikane për këtë vend të shkatërruar nga lufta. Materiali në vazhdim i hedh një vërshim opsioneve amerikane në Siri, pas situates së re të krijuar me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë.

Disa orë pasi Rusia filloi të bombardonte objektiva pranë qytetit sirian të Homsit të mërkurën, kritikët e politikës së presidentit Obama për Sirinë ishin të shpejtë dhe të ashpër.

"Kjo administratë u ka dërguar mesazhe kontradiktore miqve tanë, ka inkurajuar armiqtë dhe ka gabuar në kujdesin për maturi dhe e ka zëvendësuar rrezikun e veprimit me rreziqet e mosveprimit. Si pasojë e politikës së dobët të kësaj administrate për Lindjen e Mesme, tani ka ndërhyrë Vladimir Putini”.

Të enjten, ndërsa Rusia nuk tregoi asnjë shenjë për të ndalur sulmet ajrore për të cilat zyrtarët amerikanë thanë se synonin të godisnin opozitën e moderuar siriane që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest u përball me pyetje të përsëritura lidhur me faktin nëse ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri do të sjellë ndryshim të strategjisë amerikane në Siri.

Përgjigja ishte e prerë -- jo.

"Presidenti ka punuar shumë për të mbrojtur interest tona në këtë drejtim pa marë angazhimin për të tërhequr Shtetet e Bashkuara në një luftë tjetër tokësore në Lindjen e Mesme."

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ritheksoi se vendosja e trupave amerikane në terren nuk u shërben interesave amerikane, ndërsa përsëriti komentet e tij drejt Rusisë.

Zoti Earnest paralajmëroi se Moska mund të paguajë një çmim të lartë për përfshirje në konfliktin sirian duke nxitur më shumë ekstremizëm si në rajon edhe në Rusi.

"Këto pasoja të rënda për Rusinë janë më të rrezikshme se çdo përgjigje diplomatike që mund të merret ndaj Rusisë nga komuniteti ndërkombëtar."​

Jessica Ashooh me organizatën Atlantic Council thotë se ndërhyrja ruse në Siri nuk ndryshon thellësisht dinamikën e konfliktit sirian, duke theksuar ngurimin e Moskës për të angazhuar trupa tokësore.

"Më e mira që ata mund të bëjnë është të mbrojnë regjimin e Asadit. Ata ndoshta do të jetë në gjendje ta bëjnë këtë. Por kjo do t’i mbajë të mbërthyer në Siri. Kjo lojë nuk ka fund, nuk ka dalje. Dhe shumë shpejt, ata do të fillojnë të përballen me të njëjtat pyetje si Shtetet e Bashkuara".​

Për vendet e tjera në rajon, pyetja është çfarë mund të bëjnë tani.

I pyetur se kush do të kryejë një operacion ushtarak për të larguar presidentin sirian Bashar-al Assad, Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir i tha një gazetari në Kombet e Bashkuara ..."kjo mbetet për t’u parë".

XS
SM
MD
LG