Lidhje

Kapsula Orion kthehet nga fluturimi provë


Një anije e re e hapësirës që do të çojë astronautët amerikanë përsëri në Hënë dhe më tej u kthye nga fluturimi provë duke u ulur në Oqeanin Paqësor në brigjet Baja të Kalifornisë.

Anija e telekomanduar bëri dy rrotullime rreth tokës në një lartësi më shumë se 14 herë më lart nga Stacioni Orbital Ndërkombëtar. Pas një fluturimi prej 4 orë e gjysmë, Orioni rihyri në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 32,000 kilometrash në orë, duke u ulur ngadalë me tre parashuta me vija të kuqe dhe të bardha.

Kapsula Orion ishte planifikuar fillimisht të nisej të enjten nga qendra Cape Canaveral në Florida por një seri problemesh çuan në shtyrjen e nisjes.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se misioni i parë me njerëz në bordin e Orionit nuk do të ndodh të paktën deri në vitin 2021. Kur të jetë në funksionim të plotë, Orioni do të transportojë 4 deri në 6 astronautë në misione të thella të hapërisër në hënë, asteroidë dhe eventualisht në Mars.

XS
SM
MD
LG