Lidhje

OSBE: KQZ aktuale është profesionale dhe apolitike


“Duhet të kemi një KQZ jopolitike. Puna e mirë që u bë sot tregoi profesionalizmin dhe mos-politizimin e KQZ në zbatimin e ligjit” - tha ai.

Drejtuesi i Zyrës së OSBE së në Shqipëri, ambasadori Eugen Volfarth u tërhoqi sot vëmendjen e forcave politike për mospolitizimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi debatet e lindura për shkarkimin ose jo të një anëtari të KQZ të propozuar nga LSI, ambasadori Volfarth tha se KQZ po zbaton ligjin dhe po tregon profesionalizëm.

Volfart për KQZ-në
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

“Është e rëndësishme të kemi një KQZ jopolitike. Puna e mirë që u bë sot me numërimet elektronike tregoi profesionalizmin dhe mos-politizimin e KQZ, gjithçka e bazuar plotësisht në zbatimin e ligjit” - tha ai.

Zoti Volfarth i ESOBE-së i bëri këto komente ndërsa ndoqi një eksperiment të KQZ për numërimin elektronik të votave në qarkun e Fierit. “Kushtetuta - tha ai - është baza e të gjitha ligjeve. Nga Kushtetuta varen pastaj dhe rrjedhin ligjet; gjithçka që vjen poshtë Kushtetutës është më e lehtë më pak e rëndësishme se ajo”.

Drejtuesi i OSBE-së për Shqipërinë tha se me afrimin e zgjedhjeve është i rëndësishëm po ashtu që të vlerësohet dhe “të mbahet parasysh sovraniteti i vendit, janë njerëzit që do të votojnë dhe që do të administrojnë njerëzit, sepse gjithçka varet nga vullneti i tyre dhe janë ata që duhet ta ndajnë mendjen për këtë”.

KQZ zhvilloi sot një procedurë të plotë eksperimentale për numërimin elektronik të votave për të bërë të mundur nxjerrjen sa më të shpejtë, sa më të saktë dhe sa më të besueshme të rezultatit të zgjedhjeve. Kompania që është ftuar për këto prova në Shqipëria vjen nga Britania e Madhe, ku ka shumë përvojë dhe përpunon numër votash shumë herë më të madh se ato të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG