Lidhje

Pakësimi i peshkut të madh të oqeaneve prish balancën e ekosistemit nënujor


Pakësimi i peshkut të madh të oqeaneve prish balancën e ekosistemit nënujor
Pakësimi i peshkut të madh të oqeaneve prish balancën e ekosistemit nënujor

Konsumi i peshkut nëpër botë ka arritur në nivele rekord, sipas shifrave të dhëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Në raportin e saj të fundit, FAO thotë se një e treta e peshkut në botë është shfrytezuar se tepërmi, duke sjellë rallimin e tij në atë masë që e ka bërë të domosdoshme gjetjen e mënyrave alternative për përtëritjen e kolonive të peshkut.

"Peshk gjithnjë do të ketë, por oqeani do të jetë ndryshe nga ai që ka qënë para nesh dhe nga ai që ne njohim sot".

Profesori i Universitetit të Kolumbias Britanike, Vili Kristensen, thotë se e ardhmja është shqetësuese.

"Ne kemi ndyshuar oqeanin duke larguar prej andej kolonitë e peshkut”.

Kristensen thotë se vizioni i tij bazohet në të dhënat e 200 modeleve të ekosistemeve të nënujit nga e gjithë bota.

"Kemi llogaritur se kolonitë e peshqve janë zvogëluar me dy të tretat në 100 vjetët e fundit nga peshqit e mëdhenj që kanë ngrënë peshq të tjerë dhe kjo prirje vazhdon”.

Por gjatë këtyre 100 vjetëve, peshq të vegjës si ançovi dhe sardelet janë më shumë se dyfishuar. Kristensen thotë se ky model, i bazuar në modelin e ekosistemit peruan tregon prirjet e 50 vjetëve të fundit.

"Kjo nuk është filmim, por një model tre-dimensional i botës së nënujit që tregon madhësinë dhe llojet e kolonisë së peshkur dhe si ajo ka ndryshuar me kalimin e kohës”.

Peshkimi i tepruar, ndotja dhe ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime të mëdha për botën nënujore.

"Në të ardhmen ne do të shikojmë ekosisteme më pak të qendrueshme nëpër oqeane. Prandaj na duhet t’i kontrollojmë këto ekosisteme që të mos degradojnë”.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, ngritja e fermave të peshqve është bërë me synimin për të mbrojtur kolonitë e peshqve në oqeane. Vili Kristensen thotë se industria e peshkut varet tek peshqit e vegjël për të ushqyer speciet e kultivuara në ferma, gjë që i sjell një dëmtim suplementar ekosistemit oqeanik.

Eksperti i peshkut thotë se duke ndryshuar preferencat tona në konsumin e peshkut, pra duke ngrënë më më pak peshk të madh dhe më shumë peshk të vogël, do të ishte një kontribut i mirë në përtëritjen e ekosistemit oqeanik.


XS
SM
MD
LG