Lidhje

Sulme rebelësh të armatosur në Pakistan


Rebelë të armatosur në Pakistan vranë të paktën 34 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Vetëm pak orë përpara se një bombë të shpërthente në mesin e një turme në Baluchistan, një sulm vetëvrasës goditi edhe konsullatën kineze në Karaçi.

Autoritetet pakistaneze në qytetin port Karachi thanë se të paktën katër veta u vranë kur persona të armatosur dhe të veshur me jelekë vetëvrasës sulmuan konsullatën kineze.

Ushtria Çlirimtare Baluch, një grup separatist në provincën Baluchistan, morën autorësinë e sulmit dhe qarkulluan fotografi të tre sulmuesve vetëvrasës.

Autoritetet pakistaneze thanë se në makinën e sulmuesve u gjetën eksplozivë dhe armë.

Vetëm pak orë pas sulmit në Karachi, një bombë e fuqishme shpërtheu në mesin e një turme në rajonin Orakzai, duke vrarë 30 persona dhe duke plagosur mbi 40 të tjerë. Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG