Një sulm i dyshuar amerikan me avionë pa pilot në Pakistan vrau të paktën tre persona përfshi udhëheqësin taleban Hakimullah Mehsud.
Zyrtarët pakistanez të sigurisë duke folur me kusht anonimiteti konfirmoi vdekjen e Mehsudit pas sulmit sot në Miram Shah, në provincën e Vaziristanit Verior. Njoftimet bëjnë të ditura se mbështetës të tij po vërshojnë në rajon për të marr pjesë në funeralin e tij të shtunën.
Disa burime konfirmuan për gazetarët e Zërit të Amerikës në Pakistan se objekti i vënë në shënjestër përdorej nga Mehsudi. Nuk ishte e qartë fillimisht nëse ai kishte qënë në banesë në kohën e sulmit.