Lidhje

Shpërthim vetëvrasës me bombë në Lahore të Pakistanit


Shpërthim vetëvrasës me bombë në Lahore të Pakistanit
Shpërthim vetëvrasës me bombë në Lahore të Pakistanit

Shpërthimi në mëngjes, kur trafiku ishte i ngarkuar, rrëzoi një godinë dy-katëshe, ku kishte zyrat Agjencia Federale e hetimeve dhe dëmtoi disa ndërtesa aty pranë.

Policia pakistaneze thotë se një shpërthim i fuqishëm vetëvrasës me bombë tronditi qytetin lindor të Lahores, duke vrarë të paktën 13 vetë e duke plagosur 70 të tjerë.

Zyrtarët e spitalit thonë se mes të vrarëve ishin një grua dhe një fëmijë. Shpërthimi në mëngjes, kur trafiku ishte i ngarkuar, rrëzoi një godinë dy-katëshe, ku kishte zyrat Agjencia Federale e hetimeve dhe dëmtoi disa ndërtesa aty pranë. Autoritetet llogarisin se në sulm u përdor deri në 600 kilogramë eksploziv.

Talebanët në Pakistan morën përgjegjësinë për sulmin kundër zyrave të policisë hetimore. Zëdhënësi i Talebanëve, Azam Tariq tha se sulmi u krye në hakmarrje të sulmeve amerikane me avionë pa pilotë, si dhe të operacioneve ushtarake pakistaneze në zonat fisnore afër kufirit me Afganistanin.

Ndërkohë, zyrtarë pakistanezë të zbulimit thanë se 5 persona u vranë sot nga sulme të dyshuara amerikane me avionë pa pilotë në rajonin e Vaziristanit verior.

XS
SM
MD
LG