Lidhje

Pakistan: 14 të vrarë nga një bombë


Një bombë e vendosur në rrugë vrau të paktën 14 vetë dhe plagosi nëntë të tjerë në një rajon të largët në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët lokalë thanë se sulmi i sotëm në një lagje pranë kufirit me Afganistanin, kishte në shënjestër një autobus pasagjerësh. Gra dhe fëmijë ranë viktimë e këtij sulmi. Përgjegjësinë e mori një grup militant i lidhur me talebanët pakistanezë. Shënjestër e sulmit ishin anëtarët e komunitetit të pakicës së shiitëve myslimanë dhe punonjësit e qeverisë që po zhvillonin një proces regjistrimi të popullsisë në këtë zonë.

Sipas zyrtarëve të administratës lokale ndër të plagosurit ishin katër pjestarë të ekipit që po zhvillonin censusin përfshirë dhe pjestarë të personelit të sigurisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG