Lidhje

Pakistani dënon sulmet amerikane


Qeveria e Pakistanit dënoi ato që thotë se ishin dy sulme amerikane me avionë pa pilot, duke i quajtur shkelje të sovranitetit.

Në një deklaratë sot, ministria e jashtme tha se “sulmet kanë një ndikim negative” mbi përpjekjet e Pakistanit për të sjell paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

Nuk pati komente të menjëhershme nga ana e Shteteve të Bashkuara.


Sulmet ndodhën dje dhe sot paradite në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior në kufi me Afganistanin.

Banorët dhe zyrtarët pakistanezë të zbulimit thane se të paktën 12 veta gjetën vdekjen.

Sulmet, në se konfirmohen nga Shtetet e Bashkuara do të jenë të parat në Pakistan këtë vit.

Qeveria e Pakistanit kishte kërkuar ndërprejre të fushatës amerikane me avionë pa pilotë vitin e kaluar kur filloi bisedimet e paqes me talebanët e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG