Zyrtarët pakistanezë thonë se helikopterët e tyre ushtarakë qëlluan sot vendstrehimet e talebanëve në një zonë të largët fisnore në veriperëndim të vendit, duke vrarë së paku tetë militantë.
Zyrtarët e sigurisë thonë se ushtria ndërmori sulmin në rajonin e Kurramit dhe shkatërroi së paku dy vendstrehime.
Po në Pakistanin veriperëndimor, zyrtarët lokalë thonë se kryengritësit talebanë sulmuan karvanin me furnizime të NATO-s në rajonin fisnor të Hajberit, duke vrarë një shofer dhe duke plagosur dy vetë.
Automjetet po u dërgonin furnizime forcave të NATO-s në Afganistan.