Zyrtarët e shërbimeve të zbulimit në Pakistan sot thanë se agjencia e tyre nuk ka patur rol në zbulimin e emrit të drejtuesit të CIA-së në vend.
Zyrtarët të cilët folën me kusht që të mos përmendej identiteti i tyre, thanë se këto pohime rrezikojnë krijimin e konflikteve të reja mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.
Agjencia Qendrore e Zbulimit CIA, tërhoqi njeriun e saj të stacionuar në Islamabad pas kërcënimeve që ai kishte marrë për jetën, kur emri i tij u bë publik pas një rasti gjyqësor në Pakistan.
Emri i shefit të CIA-s në Pakistan u bë publik gjatë një ankese ligjore nga një avokat pakistanez në emër të klientëve, të afërm të individëve që humbën jetën në sulmet me avionë të telekomanduar të dyshuar si amerikanë.