Lidhje

Pakistani dënon 5 amerikanë nën akuza për terrorizëm




Një gjykatë pakistaneze dënoi pesë amerikanë me nga 10 vjet burg secili pasi i shpalli fajtor nën akuzat për terrorizëm.

Zyrtarët pakistanezë e njoftuan vendimin sot në qytetin lindor të Sargodhës.

Të pesë të dyshuarit, myslimanë nga zona e Uashingtonit, u arrestuan në dhjetor në provincën Punxhab.

Islamabadi i akuzoi ata për planifikim sulmesh në Pakistan dhe për përpjekje për t'u bashkuar me luftëtarët islamikë që luftojnë në Afganistan.

Amerikanët pretendojnë se janë të pafajshëm dhe thanë se janë torturuar nga autoritetet amerikane dhe pakistaneze gjatë qëndrimit në burg. Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani i mohojnë akuzat.

XS
SM
MD
LG