Lidhje

Pakistani ndal furnizimet e Natos pas sulmit


Pakistani ndal furnizimet e Natos pas sulmit
Pakistani ndal furnizimet e Natos pas sulmit

Pakistani ka bllokuar një rrugë kryesore furnizimesh për forcat e Natos në Afganistan, me sa duket, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve ajrore të Natos që thuhet se vranë tre ushtarë pakistanez.

Kamionët me furnizime për trupat ndërkombëtare ishin rreshtuar në pikën kufitare të Torkhamit në rajonin fisnor Kiber të Pakistanit, disa orë pas operacionit të Natos, i katërti gjatë ditëve të fundit. Pjesa më e madhe e furnizimeve për forcat e Natos në Afganistan kalojnë nga Pakistani.

Sot më herët, zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se helikopterët e Natos kishin hyrë në hapësirën ajrore pakistaneze dhe kishin sulmuar një postbllok pranë kufirit me Afganistanin, duke vrarë tre paraushtarakë pakistanezë në rajonin Kuram. Tre ushtarë të tjerë ishin plagosur. Zyrtarët pakistanezë njoftuan për një sulm të dytë ajror të Natos aty pranë, por nuk kishte të plagosur.

Natoja tha se helikopterët e saj kishin pasur në shenjestër militantët në provincën afgane Paktia, por se nuk kishin kaluar në hapësirën ajrore pakistaneze. Koalicioni tha se po hetonte nëse dy incidentet kishin lidhje me njëri tjetrin.

XS
SM
MD
LG