Lidhje

Pakistani: Uashingtoni humbet një aleat nëse vazhdon me akuzat ndaj Islamabadit


Pakistani: Uashingtoni humbet një aleat nëse vazhdon me akuzat ndaj Islamabadit
Pakistani: Uashingtoni humbet një aleat nëse vazhdon me akuzat ndaj Islamabadit

Zyrtarë pakistanezë thanë se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të humbasin një aleat nëse Uashingtoni vazhdon ta akuzojë Islamabadin për mbështetje të militantëve të al-Kaidës, të cilët sulmojnë objektivat amerikane në Afganistan.

Disa udhëheqës pakistanezë kritikuan ashpër dje Shtetet e Bashkuara për komentet e bëra nga kreu i shtatëmadhorisë amerikane, admirali Mike Mullen.

Admirali Mullen tha se rrjeti Hakani është një vegël reale e agjencisë pakistaneze të spiunazhit.

Ai tha se mes sulmeve të tjera, agjencia pakistaneze e zbulimit ka mbështetur sulmet e grupit Hakan javën e kaluar mbi ambasadën amerikane dhe selinë e NATO-s në Kabul si dhe shpërthimin me makinë bombë më 10 shtator në një bazë të NATO-s që vrau 77 ushtarë amerikanë në qendër të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG