Lidhje

Palestinezët planifikojnë një fazë të dytë këmbimi të të burgosurve me Izraelin


Palestinezët planifikojnë një fazë të dytë këmbimi të të burgosurve me Izraelin
Palestinezët planifikojnë një fazë të dytë këmbimi të të burgosurve me Izraelin

Palestinezët po planifikojnë një fazë të dytë të këmbimit të të burgosurve me Izraelin, që ka rezultuar tashmë në lirimin e një ushtari izraelit dhe qindra palestinezëve.

Një zëdhënës për krahun ushtarak të grupit palestinez Hamas tha se të burgosurit e moshuar dhe të sëmurë do të kenë përparësi gjatë fazës së ardhshme të lirimit. Abu Obeida shtoi se palestinezët që kanë kaluar më shumë se 20 vjet në burg do të kenë përparësi, sipas marrëveshjes së negociuar nga egjiptianët.

Dje Izraeli liroi 477 palestinezë në shkëmbim të ushtarit Gilad Shalit, i cili ishte kapur nga palestinezët në vitin 2006.

XS
SM
MD
LG