Lidhje

Koncert në qytetin antik të Palmirës


Orkestra ruse në Palmira
Orkestra ruse në Palmira

Palmira po i rikthehet jetës dhe shkëlqimit të dikurshëm. Qyteti antik mirëpriti në amfiteatrin e lashtë për të dytën ditë këtë javë artistët në një koncert simfonik.

Koncert në Palmira
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00



Dje muzikantë sirianë organizuan koncertin “Porta e Diellit” në nderim të të vrarëve gjatë konfliktit në Siri. Koncerti zhvillohet vetëm pak javë pasi forcat siriane e çliruan qytetin nga ISIS, me mbështetjen e trupave ruse. Pak ditë më pare orkestra simfonike e Shën Peterburgut nën drejtimin e një dirigjenti të njohur rus dha koncert në këtë amfiteatër për të nënvizuar praninë dhe mbështetjen ruse për regjimin sirian dhe kulturën në Siri.

Në koncertin e djeshëm intepretoi Orkestra Simfonike Siriane, e shoqëruar nga Ansambli Kombëtar i Muzikës Arabe dhe Kori al-Farah me një repertor me pjesë muzikore me temë nacionaliste.

XS
SM
MD
LG