Lidhje

Paneta thirrje Izraelit të ulet në tryezën e bisedimeve me palestinezët


Paneta thirrje Izraelit të ulet në tryezën e bisedimeve me palestinezët
Paneta thirrje Izraelit të ulet në tryezën e bisedimeve me palestinezët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta e paralajmëroi Israelin se nuk mund të vazhdojë të qendrojë i izoluar nga fqinjët e tij arabë në Lindjen e Mesme.

Gjatë një takimi në Uashington dje vonë, sekretari Paneta tha se Izraeli duhet të fillojë nga kthimi në “tryezën e bisedimeve” dhe të negocjojë paqen me palestinezët. Ai i bëri gjithashtu thirrje Izraelit të përmirësojë marrëdhëniet me partnerët e tij tradicionalë, Turqinë, Egjiptin dhe Jordaninë.

Disa udhëheqës izraelitë e kanë shikuar Pranverën Arabe dhe kryengritjet si ajo që përmbysi ish presidentin e Egjiptit për një kohë të gjatë, Hosni Mubarak, si kërcënim për stabilitetin në rajon si dhe për sigurinë e Izraelit. Por zoti Paneta u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë të heqin dorë nga ajo mënyrë të menduari.

Sekretari Paneta tha se Izraeli nuk ka zgjedhje tjetër dhe duhet të marrë parasysh disa rreziqe për një të ardhme më të sigurt, duke rifilluar bisedimet e paqes me palestinezët, një proces për të cilin ai tha se është pezulluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë së Izraelit, por se “edhe Izraeli ka përgjegjësinë e tij” për të fituar mbështetje rajonale nëpërmjet “diplomacisë së fortë”.

XS
SM
MD
LG