Papa Benedikti u bëri thirrje përfaqësuesve të të tre feve që të mos përfshihen në ndonjë formë dhune në Lindjen e Mesme.
Papa i bëri këto komentet sot, në një meshë që mbajti me rastin e fillimit të një asambleje fetare, ku peshkopët do të diskutojnë lidhur me angazhimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme.
Ai i bëri thirrje po ashtu komuntetit ndërkombëtar të përpiqet për paqen në rajon. Kreu i Kishës Katolike Romane ka ftuar për herë të parë klerikë hebraikë dhe myslimanë të marrin pjesë në takim.
Një nga pjesëmarrësit është një ajatollah iranian. Asambleja e klerikëve pritet të shqyrtojë mënyrat për zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit dhe për t’iu kundërvënë ekstremizmit islamik.
Disa nga pjesëamrrësit do të diskutojnë gjithashtu për mënyrën e ruajtjes së pranisë kristiane në Lindjen e Mesme, që ka rënë tani në vetëm 5 për qind të popullsisë së rajonit.
Shumë të krishterë nga Iraku dhe Libani janë larguar nga vendet e tyre për shkak të dhunës sektare.