Lidhje

Papa Benedikti fillon një turne pesë ditësh në Amerikën Latine


Papa Benedikti takohet sonte me Presidentin e Meksikës Felipe Calderon, ndërsa udhëheqësi katolik fillon një turne pesë ditësh në Amerikën Latine, ku përfshihet edhe një vizitë në Kubë.

Ati i Shenjtë e filloi sot ditën me një meshë në kolegjin Miraflores në qytetin Leon në Meksikën qendrore. Ai ka në plan ta bëjë takimin me udhëheqësin meksikan herët në mbrëmje në rezidencën zyrtare shtetërore në Guanajuato, pasuar nga një aktivitet me fëmijë në Sheshin e Paqes të qytetit.

Nesër Papa do të drejtojë një Meshë të madhe në qiell të hapur në Leon.

Mijëra besimtarë dolën dje t’i uronin mirëseardhjen Papës kur mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Guanajuato-s.

XS
SM
MD
LG