Lidhje

Papa Benedikti kthehet në Vatikan


Ish Papa Benedikti është kthyer në Vatikan në një marrëveshje të paparë, në bazë të së cilës si Papa aktual edhe ish-Ati i Shenjtë që i parapriu atij do të jetojnë si fqinjë në shtetin e vogël të Vatikanit.

Papa Françesku mirëpriti dje Papa Benediktin pranë shtëpisë së tij të pencionit, e cila ka qenë më pare manastir pranë Bazilikatës së Shën Pjetrit. Të dy ata u lutën së bashku.

Kthimi i ish-Papës 86-vjeçar u bë larg syve të medias, përveç gazetarëve të shërbimit mediatik të Vatikanit, të cilët njoftuan se do të transmetojnë video të momentin.

Papa Benedikti dukej shumë i lodhur në mars, kur Papa Françesku e vizitoi në shtëpinë e pushimit në jug të Romës. Benedikti është vendosur atje me banim që nga 28 shkurti kur u largua nga Vatikani, si Papa i parët që lë detyrën e shenjtë në qindra vjet.

Zyrtarët e Vatikanit thonë se Benedikti vuan nga probleme normale të shoqëruara me moshën e avancuar.
XS
SM
MD
LG