Lidhje

Papa Françesku vizitë në Brazil


Brazili po përfundon përgatitjet për mbërritjen e Papa Françeskut nesër, me rastin e festimeve për Ditën Botërore të Rinisë.

Brazili është mbushur me fotografi dhe shëmbëlltyra të Papës, përfshirë një skulpturë rëre në plazhin e famshëm të Kopakabanës në Rio de Janeiro.

Papa Françesku po shënon kështu udhëtimin e parë madhor jashtë Vatikanit që kur u bë kreu i Kishës Katolike në mars.

Punonjësit po bëjnë përgatitjet e fundit në skenën ku ai do mbajnë një Meshë të dielën e ardhshme para qindra mijëra vetëve.
XS
SM
MD
LG