Papa Françesku u pengua ndërsa po ngjiste shkallët për të mbajtur një meshë në Poloni. Ai u rrëzua përgjatë shkallëve të foltores së Shën Mërisë dhe u ndihmua me njëherë nga peshkopët dhe stafi u sigurisë. Papa 79-vjeçar u ngrit sërish në këmbë dhe vazhdoi bekimin e Manastirit Jasna Gora.
Papa ndodhet në një vizitë 5-ditore në Poloni. Ai do të marrë pjesë në një takim mbarëbotëror të të rinjve.
Megjithëse Polonia është kryesisht katolike, Papa po e viziton në një kohë kur vendi nuk ka mirëpritur refugjatët që i largohen luftës dhe konflikteve, që është edhe një ndër kauzat e rëndësishme për Papa Françeskun.