Lidhje

Spanja mund Portugalinë, Paraguaji mposht Japoninë me penallti


Spanja mundi Portugalinë 1 me 0 me gol të shënuar nga David Villa në minutën 62. Ky ishte takimi i parë mes dy fqinjëve iberikë në një Botëror.

Në ndeshjen e parë të ditës midis Japonisë dhe Paraguajit, koha e rregullt perfundoi ne barazim 0 me 0. Edhe shtesat nuk e ndryshuan rezultatin por Portugalia humbi me penallti, 5 me 3.

Me këto dy ndeshje përfundoi raundi i gjashtëmbëdhjetëshes për Kupën e Botës që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Pas dy ditë pushimi, ndeshjet e çerekfinales fillojnë më 2 korrik me takimet Uruguaj - Ganë dhe Holandë - Brazil.

XS
SM
MD
LG