Lidhje

Francë, policia arreston të dyshuarin e sulmit me makinë


Kryeministri francez Edouard Philippe konfirmoi arrestimin e një personi të dyshuar për sulmin me makinë ndaj një grupi ushtarësh francezë të mërkurën në periferi të Parisit, duke plagosur gjashtë prej tyre. Autoritetet thonë se sulmi ishte i qëllimshëm.

Policia franceze qëlloi mbi të dyshuarin përpara se ta arrestonte, pasi ky u fundit tentoi të largohej. Personi identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur po udhëtonte në veri të Parisit, me të njëjtën makinë që kreu sulmin, kur u pikas nga forcat e policisë.

"Një i dyshuar që po ngiste makinën e përfshirë në sulm u arrestua në autostradën mes Parisit dhe Boulogne-sur-Mer" u tha ligjvënësve kryeministri Philippe gjatë një seance parlamentare.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Christophe Castaner tha se zyra e prokurorisë së Parisit ka hapur një hetim kundër terrorizmit.

Policia franceze ka arrestuar personin e dyshuar që sulmoi me një makinë një grup ushtarësh francezë në një nga periferitë e Parisit, duke plagosur gjashtë prej tyre. Sipas një burimi anonim përpara se të arrestohej personi i dyshuar për krimin, u përpoq të largohej duke detyruar policinë të qëllojë mbi të.

Incidenti ndodhi pasi ushtarët po dilnin nga kazermat e tyre që ndodhen në Levallois-Perret. Autoritetet e cilësuan sulmin të qëllimshëm.

Pas ngjarjes autoritetet u vunë menjeherë në kërkim të drejtuesit të makinës.

Sulmi pason një sërë goditjesh të frymëzuara nga Shteti islamik mbi ushtarët dhe policinë. Franca vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie pas një serie sulmesh të militantëve islamikë, gjatë të cilave në dy vitet e fundit, janë vrarë më shumë se 230 persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG