Lidhje

Nënshkruhet marrëveshja për klimën në Konferencën e Parisit


Marrëveshja e arritur të shtunën në Konferencën Globale të Klimës në Paris pas dy javë negociatash, u nënshkrua nga thuajse të gjithë delegatët e 190 vendeve të botës.

Presidenti Obama e cilësoi marrëveshjen "shumë të rëndësishme”. “Ky një është hap gjigand, - tha Presidenti përmes Twitterit. Thuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse e nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike, falë udhëheqjes amerikane”.

Marrëveshja përfaqëson një arritje historike pas një përpjekjeje gobale disa dekadëshe, për të pakësuar çlirimin e gazeve të efektit serrë, për të cilat shkencëtarët thonë se janë duke shkaktuar rritjen e rrezikshme të temperaturave globale.

Marrëveshja për klimën i hap rrugën transformimit të burimeve të energjisë nga hidrokarburet, në burime të padëmshme për mjedisin.

Para nënshkrimit të marrëveshjes nga vendet pjesëmarrëse në konferencë, Ministri i Jashtëm francez Fabius, tha se "marrëveshja do të jetë e detyrueshme ligjërisht dhe se ajo kërkon rishikimin çdo pesë vjet të planeve kombëtare të secilit vend për pakësimin e ngrohjes globale. Marrëveshja përfshin një fond prej të paktën 100 miliardë dollarësh në vit për vendet në zhvillim", - tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i tha delegatëve të përfshirë në debate para nënshkrimit të marrëveshjes, se “Ka ardhur koha të pranojmë se interesat kombëtare të çdo vendi mbrohen më mirë kur veprohet në përputhje me interesin global dhe në solidaritet me njëri tjetirn”, - tha zoti Ban.

XS
SM
MD
LG