Lidhje

Fuqitë botërore mblidhen në Paris për të diskutuar mbi Libinë


Fuqitë botërore mblidhen në Paris për të diskutuar mbi Libinë
Fuqitë botërore mblidhen në Paris për të diskutuar mbi Libinë

Forcat libiane sulmuan sot enklavat e kontrolluara nga rebelët me sulme ajrore ndërsa fuqitë borëtore u mblodhën në Paris për të diskutuar përgjigjet e mundshme ndaj sulmeve.

Pas vendimit të Lidhjes Arabe për zonën e ndalimit të fluturimit mbi Libi javën e kaluar, presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përdorë takimin për të nxitur një mbeshtetje të përbashkët veprimi.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u bashkua në diskutimet me vendet më të industrializuara të njohura si Grupi i Tetëshes. Zonja Klinton do të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësues të këshillit të opozitës libiane në Paris.

Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në planifikimin e një zone të ndalim-fluturimeve, por kanë shprehur dyshime mbi efektshmërinë e një mase të tillë, ndërkohë që kërkojnë një mandat të qartë para se të ndërmarrin veprime.

Zoti Sarkozi tha se ndërsa Franca nuk mbështet një ndërhyrje ushtarake ajo mbështet zonën e ndalim fluturimit. Ai ka ngritur gjithashtu mundësinë e sulmeve me objektiva të caktuara në Libi nëse forcat e udhëheqësit libian Moammar Gadafi vënë popullësinë në shënjestër.

Duke folur sot për radion BBC, sekretari i jashtëm britanik William Hague tha se komuniteti ndërkombëtar po i afrohet një vendimi rreth ndërhyrjes ushtarake kundër Libisë – me zonën e ndalim fluturimit si një nga propozimet kryesore.

XS
SM
MD
LG