Lidhje

Parlamenti italian miraton planin ekonomik të kryeministrit Monti


Parlamenti italian miraton planin ekonomik të kryeministrit Monti
Parlamenti italian miraton planin ekonomik të kryeministrit Monti

Parlamenti italian i ka dhënë miratimin përfundimtar planit ekonomik të kryeministrit Mario Monti, i cili përfshin shkurtime në buxhet, rritje taksash dhe reforma në pensione.

Senati italian miratoi me shumicë dërrmuese paketën e kryeministrit të ri me vlerë 40 miliardë dollarë. Plani synon të pakësojë deficitin buxhetor të Italisë për të shmangur ndihmat për një paketë tjetër ndihmash ndërkombëtare.

Masat ekonomike të miratuara nga qeveritë evropiane të mbërthyera në borxhe janë përcjellë me protesta masive.

Në Itali, disa ligjvënës që kundërshtojnë planin e zotit Monti filluan filluan t’u binin bilbilave ndërkohë që kishin shpalosur një parullë me fjalët “Qeveri hajdutësh”.

Por zoti Monti deklaroi se ekzistonte një nevojë urgjente për vendosjen e disiplinës fiskale.

XS
SM
MD
LG