Lidhje

Pasuritë e parqeve kombëtare të Amerikës - Nju Jorku


Vizita në Nju Jork ishte shumë personale për vizitorin e parqeve kombëtare të Amerikës, Mikah Meyer, familja e të cilit u zhvendos atje nga Gjermania shumë vite më parë. Mikah bëri një vizitë në Statujën e Lirisë dhe Ishullin Elis, dy pika simbol të Manhatanit, që kanë vlerë të veçantë shpirtërore për imigrantët e hershëm. Meyer i ka vënë qëllim vetes të shkojë në më shumë se 400 vende të Shërbimit të Parqeve Kombëtare. Këtë herë, ai ka vizituar një duzinë zonash historike në Manhatan.

Parqet kombëtare - Nju Jorku
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Mikah Meyer, i cili ka ndërmarrë një seri udhëtimesh për të zbuluar Parqet Kombëtare, thotë se vizita e tij më e fundit në Nju Jork ka qenë një nga momentet më kuliminante të programit deri më tani.

Nju Jorku është emocionues, atje çdo moment ndodh diçka. Kur isha atje pashë se si parqet kombëtare kanë kontribuar që ta bëjnë Nju Jorkun qytetin që është sot; kjo është kaq magjepsëse.”

Mikah ishte dëshmitar i peisazheve dhe pamjeve të mrekullueshme nga deti, që të lënë pa frymë...

Bregdeti Kombëtar i Fire Island është një rrip rëre i hollë, aq i hollë sa mezi mban pak shtëpi dhe rrugë, por është i shtrirë përgjatë një vije të gjatë bregdetare...

Një pjesë e famshme e Manhatanit...

Ishte e dukshme se Statuja e Lirisë është diçka që u flet njerëzve kudo nëpër botë, qofshin këta thjesht turistë apo njerëz që janë zhvendosur në Amerikë familjarisht.

Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në vitin 1886, ka qenë gjëja e parë që shikonin mijëra imigrantë të cilët lundronin drejt portit të Nju Jorkut.

"Është një pikë turistike shumë, shumë e njohur, veçanërisht për vizitorët e huaj.

Një traget i vogël i çon turistët nga Statuja e Lirisë në Ishullin historik Ellis ku zbarkuan më shumë se 12 milionë imigrantë, nga viti 1892 deri në 1954; ata u vendosën në ndërtesat e tij, që sot janë të heshtura.

Gjatë turit, Mikah u argëtua duke marrë pjesë.

Endacakja përplasi duart e saj mbi tavolinë dhe tha, ‘si të quajnë? Përse do që të vish në këtë vend?' dhe m’u drejtua sikur të isha një imigrant. Pastaj ngriti lart fotografinë dhe tha, ‘Ke ardhur nga Bremeni i Gjermanisë’, prej nga është në të vërtetë familja ime."

Mikah shkoi gjithashtu në 10 parqe të tjera kombëtare në Manhatan dhe rrethinat e tij...

Federal Hall, i cili ndodhet në zonën e Wall Streetit, është vendi ku George Washingtoni bëri betimin për President dhe gjithashtu vendi ku u mblodh për herë të parë Kongresi, Gjykata e Lartë dhe ku u vendosën zyrat qeveritare. Sot ky vend është kthyer në muze dhe përkujtimore të Presidentit të parë të Amerikës.

Monumenti Kombëtar i Ishullit Governors, një ish-bazë ushtarake rreth dhjetë minuta me traget nga qendra e Manhatanit.

Varri i Presidentit Ulysses S. Grant, i cili udhëhoqi Ushtrinë e Unionit drejt fitores gjatë Luftës Civile Amerikane.

Thuhet se në funeralin e tij mbi një milionë ishin rreshtuar në rrugët e Manhatanit, çka për atë kohë ishte një shifër e paimagjinueshme.

Në Përkujtimoren Kombëtare të Hamilton Grange, ku ndodhet shtëpia e babait të kombit, Alexander Hamilton, Mikah kaloi pak kohë me aktorin që interpreton rolin e Presidentit George Washington në muzikalin e suksesshëm të Brodueit, “Hamilton”.

"Nicholas Christopher nga kastingu i filmit doli përpara bustit të George Washingtonit dhe unë i bëra një foto."

Mikah thotë se Nju Jorku është shembulli më domethënës i punës që bën Shërbimi Amerikan i Parqeve Kombëtare për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG