Lidhje

Olldashi kandidatura e parë për kreun e PD


Vendimi pas takimit të djeshëm me zotin Berisha. “Synimi im është të rindërtojmë themelet morale mbi të cilat PD do të duhet të rikthehet në pushtet”. Pritet dhe kandidatura e Bashës

Në Shqipëri ministri i Transporteve Sokol Olldashi paraqiti sot zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të partisë demokratike, vend i mbetur bosh pas dorëheqjes së zotit Sali Berisha javën e shkuar pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit. Zoti Olldashi tha se synimi i tij është të rindërtojë themelet morale mbi të cilat partia demokratike do të duhet të rikthehet në pushtet. Ai është deri më tani i vetmi kandidat në garën e cila do të përcaktohet nga vota e të gjthë anëtarësisë së partisë demokratike

PD, procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

“Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të institucioneve bazike te Partisë Demokratike dhe pas një takimi që kam zhvilluar dje me Kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar sot Kryesisë së Partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për funksionin e Kryetarit të Partisë Demokratike”, deklaroi sot ministri aktual I Transporteve Sokol Olldashi dhe anëtari i kryesisë së PD. Kandidatura e tij ishte e pritshme, ndërkohë që dy nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi si dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode kanë deklaruar se nuk do të përfshihen në garë.

Zoti Berisha, figura që ka dominuar historinë e kësaj partie që nga themelimi dha dorëheqjen javën e shkuar pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai është shprehur publikisht se do të mbajë një qëndrim asnjanës në fushatën e pritshme mes kandidatëve për të zënë vendin e lënë bosh prej tij, dhe këtë mesëohet se ja ka konfirmuar edhe zotit Olldashi në takimin e djeshëm.

Ministri aktual i Transporteve është anëtar partisë demokratike që në fillim të viteve ’90. Ai ka qenë drejtues i forumit rinor dhe katër herë deputet. Jo më kot, zoti Olldashi duket se vuri theksin te historia e tij në partinë demokratike, në deklaratën e shkurtër që dha sot: “Hyj në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, antarët e Partisë Demokratike por edhe me krenarinë se jam pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet ’97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 e deri më sot”.

Zoti Olldashi tha se hynte në garën për kreun e partisë demokratike “me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat bashkë me ta do të ngre opozitën sot për tu rikthyer shumicë nesër”.

Përvec zotit Olldashi, me zotin Berisha mësohet se kanë biseduar për garën për kryetar edhe figura të tjera, mes të cilëve edhe zoti Eduard Selami I cili nuk ka marrë ende një vendim, ndërkohë që deri të enjten në darkë, kur është afati i fundit, pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij edhe kryetari aktual I Bashkisë së TIranës Lulzim Basha.
XS
SM
MD
LG