Lidhje

Pekini favorizon një normë këmbimi të qëndrueshme të monedhës kineze


Pekini favorizon një normë këmbimi të qëndrueshme të monedhës kineze
Pekini favorizon një normë këmbimi të qëndrueshme të monedhës kineze

Pekini po sinjalizon se nuk do të epet ndaj presioni të Shteteve të Bashkuara për të lejuar rritjen e vlerës së monedhës kineze.

Media kineze citoi kryeministrin Wen Jiabao sot të ketë thënë se Pekini favorizon një normë këmbimi të qëndrueshme në mënyrë që të mbrojë ekportuesit kinezë.

Udhëheqësi kinez morri pjesë në një panair të eksport-importeve të organizuar në qytetin e Guangzhout. Media kineze tha se ai bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për të luftuar protektonizmin që po dëmton tregëtinë globale.

Shtetet e Bashkuara kanë kohë që e akuzojnë Kinën se manipulon monedhën e saj në mënyrë që eksportet kineze të jenë më të lira krahasuar me mallra të ngjashme të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi dje në Nju Jork, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton kritikoi Kinën për atë që e cilësojë si përpjekje për të vënë në lojë sistemin e tregëtisë globale. Ajo tha se veprimet e Kinës po dëmtojnë jo vetëm Shtetet e Bashkuara por ekonomitë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG