Lidhje

Pence: SHBA do të njoftojnë saksione të fuqishme ndaj Phenianit


Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë së shpejti sanksionet “më të ashpra dhe më agresive” ndonjëherë kundër Koresë së Veriut.

Gjatë një takimi me Kryeministrin Shinzo Abe të Japonisë, Zëvendëspresidenti Pence tha se presioni amerikan ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojë deri sa ai vend “të heqë dorë një herë e përgjithmonë nga programi bërthamor dhe i raketave balistike”.

“Bota duhet ta dijë se së bashku me Japoninë dhe aleatët tanë ne do të vazhdojmë të intesifikojmë fushatën e presionit maksimal deri sa Korea e Veriut të ndërmarrë hapa konkret drejt një çnekluarizimi të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm. Për të arritur këtë, sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të shpalosin së shpejti raundin më të rreptë dhe më agresiv ndonjëherë të sanksioneve ekonomike ndaj Phenianit. Do të vazhdojmë ta izolojmë Korenë e Veriut deri sa të heqë dorë përgjithmonë nga programi bërthamor dhe i raketave balistike.”

Nënpresidenti ripohoi mbështetjen amerikane për Japoninë, duke thënë se dy qeveritë i kanë “bashkërenduar tërësisht” politikat e tyre ndaj Koresë së Veriut.

Ndërsa në rajon, zoti Pence do të udhëheqë delegacionin amerikan në Lojrat Olimpike Dimërore që fillojnë nesër në Korenë e Jugut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG