Lidhje

Pentagoni dekoron ushtarin A. Skarlatos


Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se njëri nga amerikanët, i cili ndihmoi për të mposhtur një maroken, që mendohet se kishte në plan të kryente një sulm në një tren të shpejtësisë së lartë në Paris, do të nderohet me njërin prej titujve më të lartë të ushtrisë amerikane.

Pentagoni njoftoi se Aleksander Skarlatos-it, pjesëtar i Gardës Kombëtare të Oregonit, do t’i jepet Medalja e Ushtarit, e cila konsiderohet për ushtrinë amerikane si “medalja më e lartë për akte heroizmi, që nuk kanë lidhje me një konflikt ushtarak”.

Aleksandër Skarlatos ishte njëri prej tre amerikanëve, i cili, krahas me një shtetas britanik, ju kundërvunë një personi të armatosur rëndë në një tren që po shkonte nga Amsterdami për në Paris të premten e kaluar.

Në tekstin që shoqëron e medaljen thuhet se Skarlatos vuri jetën në rrezik për të parandaluar një akt që mund të shkaktonte “një humbje katastrofike jetësh”. Sekretari i Ushtrisë amerikane, John McHugh, tha se veprimi i pjesëtarit të Gardës Kombëtare, si dhe i shokëve të tij, “do të bëhet shembull për standartet më të larta të shërbimit vetëmohues”.

Dje prokurorët në Francë ngritën akuza ndaj 25-vjeçarit Ayoub El-Khazzani, për përpjekje për “vrasje me paramendim të natyrës terroriste”.

XS
SM
MD
LG