Lidhje

Lirimi i gazetarit dhe grupet terroriste


Analistët thonë se lirimi i gazetarit të pavarur amerikan Peter Theo Curtis nxjerr në pah disa përçarje, që sipas tyre ekzistojnë mes grupeve të ndryshme terroriste të dalë nga al-Kaida, të cilët luftojnë për pushtet në Siri.

Zoti Curtis u lirua dje nga grupi Jabhat al-Nusra, njëra prej organizatave të shumta islamike që luftojnë për kontrollin e Sirisë. Al-Nusra kohët e fundit ndërpreu marrëdhëniet me luftëtarët e Shtetit Islamik, duke thënë se metodat e tyre ishin tepër brutale.

Lirimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi Shteti Islamik, rival i al-Nusras, ekzekutoi gazetarin amerikan Jim Foley.

Jonathan Adelman, profesor i asociuar në Universitetin e Denverit, thotë se al-Nusra nuk dëshiron të jetë e lidhur me Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, apo ISIS.

Ndërsa analisti për Lindjen e Mesme Stephen Zunes i Universitetit të San Franciscos, thotë se al-Nusra ndoshta po përpiqet të parandalojë ndonjë sulm amerikan kundër saj, nëse SHBA vendosin t'i godasin militantët e Shtetit Islamik me sulme ajrore dhe t'i detyrojnë të zhvendosen nga Iraku për në Siri.

XS
SM
MD
LG