Lidhje

Përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë


Përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Në kohën që autoritetet e Kosovës po punojnë me intensitet për autostradën që mban emrin e Arbën Xhaferit e që lidh Prishtinën me Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, qeveria e Maqedonisë përmes zëvendës-kryeministrit Bujar Osmani ka lënë të kuptohet se po fillon përgatitjet për ndërtimin e pjesës së saj nga Shkupi deri në Bllacë, në kufi me Kosovën. Bëhet fjalë për një distancë prej trembëdhjetë kilometrash.

Zoti Osmani pohon se rrugët janë arterie kryesore për zhvillimin e një shteti dhe kur ato lidhin dy shtete fqinje shndërrohen në ura miqësie midis popujve dhe njerëzve.

Osmani është caktuar nga qeveria që të kryesojë një grup qëveritar dhe të institucioneve të angazhuara për realizimin e projektit. Sekretariati për çështje evropiane, të cilin e drejton zoti Osmani, ka siguruar një shumë prej 1.3 milionë Eurosh për projektimin dhe studimin e terrenit.

Por, kjo është ende një fazë studimore dhe popullata e Shkupit dhe vendbanimeve të tjera që kanë më së shumti nevojë për lidhjen infrastrukturore me Kosovën, mendon se projekti dhe punimet nuk do të bëhen brenda një të ardhmeje të afërt.

Sidomos shqiptarët e Shkupit, Kumanovës e të Tetovës dhe të vendbanimeve më të vogla pranë kufirit me Kosovën për shkak të lidhjeve familjare me shqiptarët e Kosovës janë tepër të interesuar për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës, ndërsa ata duan që faktorët e tyre politikë në pushtet të angazhohen dhe t’u kushtojnë përparësi lidhjeve të këtilla infrastrukturore.

Nisma ideore ka pasur edhe nga qeveria e kaluar por asnjëherë nuk ka përfunduar ndonjë projekt për lidhjen e Shkupit me Hanin e Elezit, një distancë kjo mjaft e shkurtër rrugore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG