Lidhje

Peri humbet në votimin paraprak të Floridas


Peri humbet në votimin paraprak të Floridas
Peri humbet në votimin paraprak të Floridas

Kandidati republikan që konsiderohet të fitojë garën e partisë së tij për t’u përballur me presidentin Barak Obama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm pësoi një humbje të thellë.

Guvernatori i Teksasit Rick Perry u rradhit i dyti në votimin paraprak në shtetin Florida. Fituesi i papritur i garës ishte Herman Cain, ish drejtuesi ekzekutiv i një kompanie picash i cili është rradhitur pranë fundit në anketat e opinionit.

Cain fitoi 37 përqind të votave dhe zoti Perry vetëm 15 përqind. Ish guvernatori i Michiganit Mit Romni doli në vendin e tretë me 14 përqind të votave.

Votimi paraprak në Florida konsiderohet si një provë e parë e simpatisë së votuesve, 14 muaj para zgjedhjeve. Që nga viti 1979, çdo fitues i kësaj gare ka marrë kandidaturën e partisë republikane për në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti Obama sot e çoi fushatën e tij në bregun perendimor të Amerikës ku në shtete si Uashingtoni dhe Kalifornia ai kërkon kontribute financiare nga anëtarë të partisë së tij demokrate.

XS
SM
MD
LG