Lidhje

Përkujtohet poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda në 74 vjetorin e vdekjes


Përkujtohet poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda në 74 vjetorin e vdekjes
Përkujtohet poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda në 74 vjetorin e vdekjes

Sot paradite në fshatin Kukël të Shkodrës, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni "Ndre Mjeda", përkujtuan poetin dhe atdhetarin Ndre Mjeda në 74 vjetorin e tij te vdekjes. Në këtë veprimtari, ku morrën pjesë banorë të zonës, studiues si dhe Kryetaria e Parlamentit, Jozefina Topalli, u vleresua vepra e Mjedës në shërbim të kombit dhe kulturës kombëtare shqiptare. Ndërkohë, u kërkua që kompleksi me kishën dhe qelën e Kuklit, të projektuara nga vetë Ndre Mjeda, të restaurohen dhe shpallen “Monument Kulture”, për t'u shndërruar në vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët.

XS
SM
MD
LG