Lidhje

Janinë, përplasje mes refugjatëve dhe policisë


tensione ne janine
tensione ne janine

Tensione të forta janë shfaqur mesditën e së enjtes mes disa dhjetëra refugjatëve sirianë dhe policisë greke në Janinë, qytetin fqinj me Shqipërinë.

Sipas policisë greke një grup refugjatësh ka bllokuar gjatë natës autostradën "Egnantia" duke u zhvendosur ne rruge me gra dhe fëmijë nga kampi i aerodromit fare pranë.

Burimet gazetareske nga Janina pohuan se refugjatët nuk i janë bindur policisë për të liruar rrugën dhe në mesditë pati përplasje mes forcave speciale policore të ndërhyrjes greke dhe refugjatëve që kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta. Sipas burimeve zyrtare policia greke ka arrestuar 27 persona dhe ka arritur ta zhbllokojë autostradën duke ndërhyrë me forcë dhe duke i kthyer refugjatët në kamp.

Burimet greke i lidhën trazirat me kundërshtimin që refugjatët kanë për udhëtimin e tyre në Turqi dhe me kushtet e vështira në këtë kamp. Strehimorja e refugjatëve në Janinë ndodhet në një fushë të hapur me çadra ku refugjatët ankohen për vështirësi ushqimi dhe jetese. Autoritete greke kanë strehuar në këtë kamp mbi 1.000 refugjatë dhe planifikojnë të vendosin grupe të tjera masive që ndodhen në portet greke.

Ndërkohë policia shqiptare njofoti për një tjetër rast të trafikut të refugjatëve sirianë nga Greqia drejt Shqipërisë. Policia e Pikës kufitare të Tri Urave në Përmet bllokoi 7 refugjatë në gjendje të vështirë shëndetësore nga mungesa e të ushqyerit. Pas trajtimit mjekësor refugjatët janë kthyer drejt territorit grek.

XS
SM
MD
LG