Lidhje

Përleshje vdekjeprurëse në Liban dhe Siri


Dëshmitarët thonë se përleshjet në Liban mes grupeve që përkrahin dhe atyre që kundërshtojnë qeverinë siriane kanë lënë të vrarë një person, ndërkohë që dhuna në Siri u ka kushtuar jetën pesë vetëve.

Banorët njoftuan se dëgjonin të shtëna armësh sot në Tripoli në Libanin verior, ndërkohë që banorët në zonën që banohet kryesisht nga myslimanë suni vazhduan luftimet me banorë që i përkasin pakicës Alawite të Presidentit sirian Bashar al-Asad.

Dhuna në Siri ka lënë të vrarë mijëra vetë dhe ka zemëruar shumë muslimanë konservatorë suni në Tripoli, të cilët përkrahin kryengritësit sirianë.

Ndërkaq, në Siri aktivistët thonë se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën pesë vetë në një bastisje në fshatin Tamana, rreth 55 kilometra nga Hama.

XS
SM
MD
LG