Lidhje

Përmbytje në Filipine


Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë kryeqytetin e Filipineve, Manila, duke shkaktuar përmbytjen e gjysmës së qytetit dhe shkarjet vdekjeprurëse të dheut .

Kjo situatë ka detyruar largimin e më shumë se 250 mijë njerëzve nga shtëpitë e tyre. Sasia e madhje e rreshjeve detyroi banorë të kryeqytetit Manila të përdornin varkat e shpëtimit ndërsa të tjerë u ngjitën nëpër nëpër tarracat e shtëpive.

Shkarja e dheut në një rrethinë veriore të qytetit, vrau të paktën 8 njerëz. Zona është përfshirë nga shirat që kanë rënë pandërprerje që nga java e kaluar, kur Tajfuni Saola goditi rajonin. Më shumë se 50 njerëz vdiqën javën e kaluar.

Përmbytja është më e ashpra që Filipinet kanë përjetuar në tre vitet e fundit, dhe specialistët e motit presin që shirat të vazhdojnë të paktën deri ditën e nesërme.
XS
SM
MD
LG