Lidhje

Përpjekje për marrjen e masave paraprake për fatkeqësitë natyrore


Një organizatë zhvillimi thotë se në shekullin e 21 ka patur një shtim të fatkeqësive natyrore dhe bën thirrje për një trajtim të ri të përpjekjeve të ndihmave, ndërsa qendrat urbane të botës vazhdojnë të zmadhohen. Njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua:

Organizata CHF International thotë se ekzistojnë “dy prirje të ndryshme, por që gërshetohen”.Një prej tyre është urbanizmi. Në vitin 2008, për here të parë, popullsia në zonat urbane ia kaloi asaj në zonat rurale. Prirja e dytë sipas CHF International është shtimi i numrit të fatkeqësive dhe rritja e numrit të njerëzve që preken prej tyre. Tek ky grup citohen cunamet e kohëve të fundit në Japoni, vërshimet në Bangkok, dhe tërmeti i Kishës së Krishtit në Zelandën e Re.

Courtney Brown është drejtor i ndihmave humanitare në organizatën CHF International. Ai është njëkohësisht autor i studimit “Fatkeqësitë Urbane në Shekullin 21”.

“Numri i popullsisë në botë do të rritet dhe do të ketë një përqëndrim më të madh të saj në zonat urbane. Po ashtu do të ndodhin më shumë fatkeqësi. Që nga viti 1970 kemi patur një rritje prej thuajse 400 për qind të numrit të fatkeqësive që njoftohen ҫdo vit. Një pjesë e tyre mësohen në saje të përmirësimit të mbikqyrjes dhe të raportimit të tyre. Por një rol të madh në këtë informacion luan edhe fakti se tani po ndodhin më shumë fatkeqësi. Ndryshimet klimatike luajnë rol në këtë aspekt.”

Zoti Brown thotë se ritmi i urbanizimit në botë po shtohet, por në disa rajone po ndodh më shpejt se në disa rajone të tjera.

“Në vendet në zhvillim të Afrikës dhe Azisë ky fenomen po ndodh më shpejt se në disa vende të tjera. Por ndërsa Afrika nuk ka patur kohët e fundit ndonjë fatkeqësi të madhe urbane, edhe atje mund të ndodhin fatktkeqësi të kësaj antyre. Pra ato që po themi tani për këtë ҫështje, kanë lidhje edhe me edhe kontinentin afrikan".

Ai thotë se gjatë 20 vjetëve të fundit ka patur tre fatkeqësi natyrore, për të cilat punonjësit humanitarë thonë se duhet të kishte patur më tepër parapërgatitje.

“E para ishte tërmeti i fuqishëm në Port –au-Prince të Haitit: të gjithë skenarët e mundshëm tregonin se do të ishte tepër i rëndë. E dyta, është tërmeti i madh në Tokio, Japoni dhe i treti, në Katmandu.”

Në qendrën më të madhe urbane të Nepalit ka rreth një milion njerëz. Zoti Brown thotë se ekspertët besojnë se Katmanduja është 70 vjet e vonuar në masat që duhen marrë në rastin e një tërmeti tjetër. Ai thotë se shumë plane për fatkeqësitë dhe operacionet bazohen tek supozimet që lidhen me zonat rurale.

“Këto supozime janë : një familje jeton në një shtëpi në një tokë, të cilën ose e ka në pronësi, ose mund ta punojë. Supozimi është se familjet e zonave rurale do të prodhojnë po aq sa blejnë, në se jo më tepër. Këto supozime nuk qëndrojnë gjithmonë edhe për mjediset urbane.”

Pas tërmetit të vitit 2010 në Haiti, CHF International mori një grant nga USAID, me synimin për të provuar diҫka të ndryshme në përpjekjet e ndihmave për fatkeqësitë. Ky quhte projekti Katye, i cili u fokusua tek lagja Ravine Pintade e Port-au-Princit, ku vlerësohet se dy të tretat e 1 mijë familjeve që banonin atje mbetën pa shtëpi.

Zoti Brown thotë se ideja e këtij projeki ishte që jo vetëm të ndërtohej lagja pas tërmetit, por për ta bërë atë më të mire dhe më të sigurtë se sa ishte më pare. Rrugët u zgjeruan, banesat dy katëshe u ndërtuan. Ndërtimi i banesave me më shumë kate bëri që lagjet të mos ishin aq të ngjeshura me ndërtime.

Ky model ҫoi në ide të tjera për pakësimin e pasojave të fatkeqësive të tjera. Kjo përfshin kode më të forta ndërtimi, jo në zona që preken nga vërshimet,ndërtimi i mureve mbrojtëse dhe jo ndërtime nëpër brigje. Kjo metodë quhet DRR, që do të thotë pakësim i rrezikut nga fatkeqësitë. Zoti Brown thotë se është koha për zbatimin e këtyre ideve. Studimi i organizatës CHF International arrin në përfundimin se fatkeqësitë janë të paevitueshme dhe përgjigja ndaj tyre është diҫka e frikshme. Por në të thuhet po ashtu se investimi në pakësimin e rrezikut të fatkqësive mund të zbusë ndikimin e tyre, kur ato ndodhin.

XS
SM
MD
LG