Një ekip arkeologësh polakë dhe peruanë kanë zbuluar një varr të lashtë të kulturës Wari në brigjet e rajonit Ancash të Perusë.
Ata zbuluan mbetjet e 63 mumjeve dhe 1 mijë e 200 objektesh zbukurimi prej ari, argjendi dhe qeramike. Varri vlerësohet të jetë 1200 vjet i vjetër dhe zbulimi i tij konfirmon ekzistencën e perandorisë Wari.
Kërkimet që sollën si rezultat zbulimin e varrit filluan para pothuajse tre vjetësh kur arkeologët filluan të gërrmonin pjesën e sipërme të një piramide të njohur si El Castillo që gjendet në një zonë bujqësore të qytetit Huarmey, 276 kilometra në veri të Limës.
Arkeologët gjetën në fillim gjashtë skelete njerëzish, që ata thanë se ishin rojat e varrit. Nën këto skelete, ata gjetën 57 mumje grash që i përkisnin aristokracisë së perandorisë Wari dhe besohet të kenë qenë gratë e një anëtari të elitës Wari.
Peruja ishte djepi i perandorisë inke dhe dhjetra kulturave që i paraprinë asaj.