Lidhje

Petreas: Pagesat e Iranit për qeverinë e Afganistanit “nuk janë të sinqerta”


Petreas: Pagesat e Iranit për qeverinë e Afganistanit “nuk janë të sinqerta”
Petreas: Pagesat e Iranit për qeverinë e Afganistanit “nuk janë të sinqerta”

Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan tha se pagesat me para në dorë të Iranit për qeverinë e Afganistanit “nuk janë të sinqerta” sepse Teherani mbështet aktivisht edhe grupin Taleban.

Gjenerali amerikan David Petraeus tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se veprimet e Iranit janë kontradiktore, pasi nga njera anë i jep fonde qeverisë afgane, nga ana tjetër e minon atë duke ndihmuar forcat që krijojnë probleme për sigurinë në Afganistan.

Gjenerali Petraeus e cilësoi qëndrimin e Iranit për Afganistanin si "kontradiktore." Megjithë ndihmën që Teherani i dërgon grupit Taleban, gjenerali tha se "deri diku" Irani dëshiron gjithashtu që Afganistani të jetë i aftë të vetëqeveriset dhe të marrë nën kontroll sigurinë e vet.

Gjenerali Petreaus e krahasoi gjendjen e tanishme me qëndrimin e Iranit ndaj Irakut që e cilësoi si “të rrezikshëm dhe shkatërrimtar”. Të hënën presidenti i Afganistanit Karzai tha se zyra e tij kishte marrë thasë me para nga Irani, që ai i cilësoi si jo të ndryshme nga paratë që qeveria e tij merr edhe nga vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Irani e ka konfirmuar dhënien e parave Afganistanit, duke thënë se synimi i tyre është rindërtimi i këtij vendi.

XS
SM
MD
LG