Lidhje

Kim Jong Un mban fjalimin e Vitit të Ri


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un e përdori fjalimin e Vitit të Ri për të nënvizuar forcimin e unitetit në Phenian, pas ekzekutimit të këshilltarit të tij dhe numrit dy në vend.

Zoti Kim tha në fjalimin e tij të transmetuar në televizionin kombëtar se ekzekutimi në dhjetor i gjeneralit Jang Song Thaek dhe ndihmësve të tij ishte i nevojshëm për të eliminuar përçarjet brenda Partisë Punëtore në pushtet.

Eliminimi i zotit Jang, i cili ishte akuzuar për komplotimin e një grusht shteti, ngriti pyetjen nëse zoti Kim ishte duke humbur kontrollin mbi vendin e tij, në të cilin rrallë flitet për pakënaqësi të brendshme.

Fjalimi i zotit Kim është ndjekur nga afër për shenja provokuese ndaj Shteteve të Bashkaura dhe aleatëve të saj. Disa analistë thonë se provokimi kundër Shteteve të Bashkuara mund të përdoret për të ndihmuar në krijimin e entuziazmit dhe unitetit nacionalist në Korenë e Veriut.

Fjalimi 25 minutësh kishte në përmbajtjen e tij kërcënime kundër Shteteve të Bashkuara, ku premtohej se Amerika nuk do të jetë e sigurt në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore.
XS
SM
MD
LG