Dy shpërthime me bomba të dielën në një katedrale në një zonë të trazuar në Filipinet Jugore, kanë shkaktuar vdekjen e 20 vetëve dhe plagosjen e 81 të tjerëve. Policia tha se shifrat e mëparshme nuk ishin të sakta sepse ishte bërë numërimi dy herë.
Në një deklaratë, qeveria ka premtuar që t’i gjejë autorët e sulmit “deri kur çdo vrasës të çohet para drejtësisë dhe të jetë nën pranga”. Në deklaratë thuhej se “kriminelët e egër” do të trajtohen “pa mëshirë”.
Bomba e parë shpërtheu gjatë meshes në katedralen e Jolos, në provincën e Sulus.
Shpërthimi i dytë ndodhi disa momente më pas, ndërsa forcat qeveritare po i përgjigjeshin shërthimit të dytë. Mes viktimave pati ushtarë dhe civilë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri tani.
Jolo ndodhet në një rajon kryesisht mysliman në Filipinet me shumicë katolike.
Facebook Forum